MISH VICI ME NJE SHIJE TE VECANTE.

 


PERBERESIT

1 kile mish vici

1 qepe e madhe

2 karota

 400 gr laker

2 lug gjelle miell

1 liter uje

2 lug gjelle mustardhe

1 lug gjelle sheqer

3 lug salce soje

1 lug kafe koriander

Kripe, piper

PERGATITJA

Presim mishin ne copa te vogla.Presim qepen dhe lakren imet dhe karotat ne rodele.

Ne nje tenxhere skuqim mishin te mari ngjyre nga te gjitha anet dhe hedhim qepen dhe karotat. I trazojme dhe i gatuajm deri sa te zbuten.

Hedhim miellin dhe e trazojme mire per pak minuta. Me pas shtojme te gjithe perberesit e tjere dhe e leme gjellen te zjeje ne temperature te ulet per 40-50 minuta deri sa te zbutet mishi.

E shoqerojme mishin me oriz ose pure .

Σχόλια